MENU
klinika

Iris Luarasi kërkon referendum

“Të kastrohen pedofilët!”

02.06.2020 - 10:41

Pedagogia Iris Luarasi ka rkërkuar një referendum për të kastruar pedofilët në Shqipëri, pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një 15-vjeçareje.

E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Luarasi është shprehur se pedofilët duhet të kastrohen dhe kjo mund të bëhet me një referendum, ku qytetarët të firmosin pasi kjo mund të jetë e vetmja frikë e pedofilëve.

“Në Shqipëri për fat të ketë vijonë të jetë kultura e viktimizmit të mëtejshëm për ata që janë viktima. Pasi viktima është abuzuar seksualisht nga një pedofil 65-vjeçar, dhe kjo është një nga arsyet pse unë kam qenë pro për kastrimin e këtyre pedofilëve.

Nuk e di si mund të bëhej kjo gjë, ndoshta me një referendum në Shqipëri që të mblidhen firma nga njerëzit, pasi ndoshta kjo mund të jetë frika e tyre. Po shohim kaq shumë raste në këtë shoqëri kaq të vogël si kjo e jona. Kjo është një nga gjërat që unë do kërkoja se si mund të kastronim këta pedofilë”, u shpreh Luarasi.

Përdhunimi i të miturës nga ish-roja e shkollës në Paskuqan ka tronditur opinionin publik.