MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 27

Tirana e rinis ku e la, Kukësi vuan shumë

03.06.2020 - 18:00

Pas 3 muajsh ndërprerje, më në fund rinisi futbolli shqiptar. Tirana e rifillon aty ku e la, duke vijuar me fitore, teksa mposhti 3-1 Bylisin në fushën e këtij të fundit. 0-2 pjesa e parë për bardheblutë, teksa shënuan me Cobbinah në 27’ dhe Bathën në limitet e pjesës së parë me penallti.

Peposhi futi në lojë vendasit në mesin e pjesës së dytë, por Muça shënoi golin e tretë dhe të sigurisë më pas. Me këtë fitore, Tirana mbetet 9 pikë para vendit të dytë dhe titulli nuk duket problem kur mbeten edhe 9 javë.

Kukësi fitoi 2-1 në limitet e ndeshjes në Elbasan ndaj Luftëtarit. U duk një ndeshje e thjeshtë për verilindorët, teksa kaluan në avantazh që në minutën e tetë me Gavazaj, por në mesin e pjesës së dytë miqtë nga Gjirokastra shënuan me penallti me anë të Mehmetllarit. Vetëm në fundin e ndeshjes, në minutën e katërt shtesë, Abazaj ktheu buzëqeshjen në kampin verilindor.

Dueli mes Laçit dhe Teutës përfundoi në barazim 1-1 dhe nuk ndryshon as renditja për këto dy skuadra. Miqtë durrsakë shënuan në fillim me anë të një penalltie nga Kallaku, ndërsa vendasit në fund të fraksionit të parë me anë të Xhixhës. Dy skuadrat frenuan njëra-tjetrën.

konica sportkonica sport mobile

Fitore shumë me vlerë për Vllazninë në Vlorë ndaj Flamurtarit në shifrat 1-3. Me këtë sukses, shkodranët lënë vendit e tetë dhe kalojnë Bylisin. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF për rifillimin e Superligës

Duka: Keqardhje që rinis pa tifozë!