MENU
klinika

“Historia e njerëzimit”

Togeri që u bë perandor dhe si bota e ndjeu ndikimin e tij…

03.06.2020 - 06:12

Në librin e tij “Historia e njerëzimit”, Hendrik Willem van Loon e përshkruan Napoleonin si një diktator ushtarak luftënxitës. Mirëpo ai shhkruan se, kur Napoleonin hyri në Hollandë, edhe stërgjyshi i tij u bashkua me padurim me ushtrinë e pushtuesit.

Njësoj vepruan edhe të rin të tjerë nga e gjithë Europa, dhe jo vetëm se shpresonin për aventura, por sepse e shihnin Napoleonin dhe ushtrinë franceze si një forcë që do të çlironte botën nga shtypja e Mesjetës dhe do ta zëvëndësonte supersticionin me shkencën. Për të kuptuar se si ndodhi ngritja e Napoleonit duhet të kthehemi pas në vitin 1789, një oficer artilerie 20 vjeçar, ishte një revulucionar aktiv. I lindur në Korsikë, Napoleoni do të largohej nga atdheu i tij kur ajo shpall pavarësinë nga Franca.

As kësaj Napoleoni dërgon familjen e tij në Francë dhe mbetet besnik i Rebuplikës. Armiqtë po e sulmonin republikën nga të katër anët dhe oficeri i ri kishte mundësi të shumta për të shfaqur guximin me inteligjencën e tij.

Duke përfituar nga kriza e brëndshme e Revulucionit Francez, anglezët arritën të ngrinin një bazë detare në Tulon. Më pas, trupat republikane rrethuan Tulonin. Kur komandanti i artilerisë republikane u plagos rëndë, ai e zëvëndësoi dhe e drejtoi me aq zotësi artilerinë, saqë në moshën 26- vjeçare, e graduan gjeneral brigade.

Ekspansioni maksimal i Perandorisë Franceze nën drejtimin e Napoleonit

Eprorët e tij e spikatën që herët gjenialitetin e tij ushtarak dhe i dhanë komandën e “Armatës së Italisë”, që luftonte kundër austriakëve dhe piemontezëve. Ai fitoi betejë pas beteje dhe i vunë nofkën “tetari i vogël”.

“I vogël” sepse kishte shtat të shkurtër, 5 këmbë e 2 inç, dhe “tetar” për shkak të veprimeve të tij kur armiku bllokoi një kolonë franceze që po kapërcente një urë. Napoleoni rrëmbeu një flamur dhe u sul vetë mbi urë, me ushtarët e vet nga pas. Ushtria nuk ishte mësuar që kryekomandantët t’i udhëhiqnin në këtë mënyrë. Edhe pse Napoleoni kishte trashëguar ushtrinë me artilerinë dhe strukturimin më të mirë ushtarak, ai nuk u mjaftua vetëm me Europën. Ai dërgoi një ushtri në Egjipt dhe mundi sundimtarët mamlukë të vendit. Synimi ishte të pengohej tregtia angleze me Indinë, një pjesë e mirë e së cilës kryhej me karvanë nga Mesdheu dhe Deti Kuq.

Por Napoleoni solli me vete dhe një trupë shkencëtarësh dhe studiuesish. Rosseta Stone (çelësi i hieroglifëve të lashtë egjiptianë) u zbulua gjatë kësaj ekspedite. Napoleoni nxiste progresin shkencor, pasi kjo ishte një mënyrë për ta bërë Francën një komb të madh.

Por përparimi i shkencës nuk ishte për të më i rëndësishëm se sa vetë përparimi i tij. Kur flota angleze nën drejtimin e Horac Nelsonit shkatërroi skuadrumin që solli trupat franceze në Egjipt, Napoleoni i braktisi ata dhe u kthye në Francë.

Ai mori pjesë në grushtin e shtetit që përmbysi qeverinë e korruptuar të Direktoratit dhe e zëvendësoi atë me tre konsuj. Në vitin 1802 ai rishikoi kushtetutën dhe u bë konsull i parë për jetë. Dy vjet më pas, Napoleoni e kurororëzoi veten perandor. Napoleoni vazhdoi të bënte luftëra dhe të fitonte beteja. Anglia e mbrojtur nga Kanali i La-Manshit dhe Flota Detare Mbretërore, ishte vendi i vetëm në Europë i aftë të sfidonte Napoleonin: ajo organizoi aleanca të njëpasnjëshme kundër tij. Por aleatët e saj gjithnjë dorëzoheshin para Napoleonit.

Perandori francez vendosi vëllezërit e vet dhe miqtë e ngushtë në fronet e gjithë Europës. Por Napoleoni e ruajti formën e qeverisjes republikane. Ai e shfuqizoi feudalizmin dhe bujkroërinë, garantoi lirinë e besimit fetar dhe futi arsimimin publik falas. Pavarëisht fitoreve ushtarake dhe politike problematikë të veçantë tregonte lufta guerrile në Spanjë, një luftë e përgjakshme pa fund, nisi me 1807-n dhe mbaroi pas abdikimit të Napoleonit në 1814-n. Ndonëse kjo luftë vazhdonte Napoleoni e çoi Armatën e Madhe në një drejtim tjetër. Ai shkoi në Rusi. I fitoi të gjitha betejat, por rusët ia dogjën të gjitha tokat gjatë avancimit dhe i prenë linjat e furnizimit.

Kur Napoleoni hyri në Moskë, ata i vunë zjarrin qytetit të madh. Ushtria e Napoleonit e sulmuar nga dimri rus, uria dhe gueriljet ruse dalëngadalë u asgjesuan. Nga 600 000 që ishte filluar fushata vetëm 20 000 francezë shpëtuan nga Rusia.

Katastrofa ruse u dha zemr gjithë armiqve të Napoleonit, të cilët i kishte zënë ethja e nacionalizmit. Ata e mundën Napoleonin në Lajpcig dhe e zmbrapsën ushtrinë e tij të madhe në Francë, ku marëshallët francezë ngritën krye dhe e detyruan perandorin të abdikonte në 11 prill 1814. Ai shkoi në mërgim në ishullin e Elbës.

Por në 1 mars 1815 u kthye në Francë, ku u mirëprit nga ata marshallë që e kishin detyruar të abdikonte. Ai sundoi 100 ditë. Pas një disfate përfundimtare në Vaterlo, Napoleoni mërgoi në ishullin e vetmuar të Shën Helenës. Vdiq atje, në 5 maj 1821, nga një sëmundje stomaku.

Liria e besimit, arsimimi publik falas dhe Kodi i Napoleonit u përhapën pothuaj kudo. Ndryshimet që solli Napoleoni nuk mund të zhdukeshin.