MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 27

Triumfon Skënderbeu, Partizani rrezikon rënien

03.06.2020 - 20:54

Fillim i ri, zakon i vjetër. Pas 3 muajsh ndërprerje, Partizani e ka rinisur aty ku e la, me humbje, e katërta radhazi në kampionat dhe tashmë të kuqtë, nga kampionë, tashmë rrezikojnë të jenë në play-out që të mund të sjellë rënien nga kategoria.

Ishte Skënderbeu që mposhti “demat” 2-1 në “Selman Stërmasi”, kuptohet, në një ndeshje pa spektatorë. Një sukses që ngjit ekipin korcar në vendin e tretë. Fitorja e pestë radhazi për bardhekuqtë, vetëm Tirana ka bërë më mirë së fundmi.

Sa i përket ndeshjes, gjithcka është vendosur në fundin e pjesës së parë në harkun kohor të dy minutave, 43’ dhe 44’. Fillimisht supergol i Gripshit me një gjysmëroveshatë nga jashtë zone dhe më pas Dita me kthesë brenda zonës.

Partizani arrin të ngushtojë distancën vetëm në minutën e 85-të me anë të Feratit. Të kuqtë merituan një pikë në fund, por ishin të pafat. Ndoshta u kujtuan vonë për të sulmuar fuqishëm dhe për të marrë rezultat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 27

Tirana e rinis ku e la, Kukësi vuan shumë

Presidenti i FSHF për rifillimin e Superligës

Duka: Keqardhje që rinis pa tifozë!