MENU
klinika

Studimi i ri është befasues

Tullacët mund të jenë më të rrezikuar dhe të vuajnë më shumë nga…

05.06.2020 - 08:52

Studimi i fundit tregon se burrat të cilëve u kanë rënë flokët mund të jenë më të rrezikuar dhe të vuajnë më shumë nga koronavirusi.

Sipas prestigjozes britanike “The Telegraph”, lidhja është aq e fortë sa që disa studiues sugjerojnë që të qenit tullac duhet të konsiderohet një faktor rreziku, të cilën ata po e quajnë “shenja Gabrin”.

Detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve në Krujë/ Si nisi sherri që përfundoi në tragjedi, viktimat dhe autori ishin komshi, njëri prej tyre ishte prift (Motivet)
Emërtimi vjen pas mjekut të parë amerikan që vdiq nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Dr. Frank Gabrin, i cili ishte tullac.

Ne me të vërtetë mendojmë se të qenit tullac është një parashikues i përsosur i ashpërsisë së simptomave”, deklaroi Dr. Carlos Wambier, autori kryesor i studimit, të realizuar nga Universiteti Brown.

Të dhënat që nga fillimi i shpërthimit në Wuhan, Kinë, në janar kanë treguar se burrat kanë më shumë mundësi të vdesin pasi të infektohen me koronavirus.