MENU
klinika

Nuk identifikohet

U gjet pa shenja jete në Shkumbin, policia kërkon ndihmë

29.06.2020 - 12:35

Një ditë më parë policia njoftoi vdekjen e një shtetasi të seksit mashkull, rreth 65 vjeç, i cili u gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin.

Ndërkohë që nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.

Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.