MENU
klinika

Të pranishëm edhe tre ambasadorë

U thirr nga OSBE-ja/ Nis mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

05.06.2020 - 18:53

Ka nisur tashmë prej pak minutash mbledhja e radhës e Këshillit Politik, dhe ka zëra se mund të jetë e fundit pasi pritet të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Në Pallatin e Kongreseve ndodhen përfaqësuesit e opoziutës në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Ata ishin të shoqëruar edhe nga ekspertët, mes tyre edhe Ivi Kaso nga PD. Ndërkohë mbërriti edhe Rudina Hajdari.

Mësohet se në takimin e Reformën Zgjedhore janë edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.

Palët kanë arritur marrëveshje deri më tani për identifikimin elektronik biometrik, çka do të thotë se votuesit do të japin shenjën e gishtit, në mënyrë që të shmanget votimi familjar apo votimi për ata që janë jashtë.

Ndërkohë, një nga ngërçet kryesore është depolitizimi i komisionerëve të zgjedhjeve, ku socialistët propozojnë që këtë proces ta kryejnë punonjës të administratës.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore