MENU
klinika

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit

Uragan në Shkodër? Çfarë shihet në imazhet e NASA-s

03.06.2020 - 09:03

Janë dhjetëra mijëra fotografitë e shkrepura nga astronautët që punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Por disa habitën njërin prej tyre, dhe janë pamje që na përkasin.

Bëhet fjalë për liqenin e Shkodrës, që Shqipëria ndan me Malin e Zi, dhe që në fotografitë e shpërndarë nga NASA duket sikur po përfshihet në gjithë hapësirën e saj nga vorbulla gjigante e një uragani.

Por natyrisht nuk ka asnjë tornado që rrezikon Shkodrën, por bëhet fjalë për një efekt optik i shkaktuar kryesisht nga natyra e sedimenteve shumëngjyrësh që përbëjnë strukturën e liqenit, dhe që parë nga lart jep idenë e një vorbulle.

Fotografitë kanë bërë gjithsesi xhiron e rrjeteve sociale dhe janë marrë edhe nga media ndërkombëtare, çka përbën gjithsesi një reklamë të shkëlqyer për liqenin më të madh në Ballkan.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit