MENU
klinika

Rezarta Shkurta urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit

“Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat”

08.06.2020 - 12:40

Këngëtarja e dashur për publikun Rezarta Shkurta është gjithmonë aktive ne rrjetet sociale, ku ndan më shumë rreth përditshmërisë së saj, apo dhe momentet e ëmbla pranë familjes.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ Rezarta ka treguar se sot ka festë në familjen e saj, pasi bashkëshorti Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës feston ditëlindjen. Dhe në ditën e tij më të veçantë, nuk kishte si të mungonte një urim nga këngëtarja.

“Kur u njohëm të dy shumë të rinj, numëronim çdo ditë ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë sesa shumë ëndrra kemi realizuar bashkë… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve dhe e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë.”- ka shkruar Rezarta.