MENU
klinika

Piloti italian flet hapur

Valentino Rossi tregon për lamtumirën në Moto GP

02.06.2020 - 13:15

Nuk është ndalur së garuari që nga viti 1995, por duhej të vinte marsi i 2020-s që Valentino Rossi mos i hipte motorit qoftë edhe për një xhiro të vetme. Në fakt askush nuk e kishte menduar që pandemia do të stoponte jetën në planet.

Tani, në moshën 40 vjeç, piloti italian është në mëdyshje, të vijojë të garojë apo të tërhiqet përfundimisht. Në fillim të vitit e kishte një plan, ndërsa tani është disi konfuz.

“Nga kjo periudhë kam kuptuar që edhe unë mund të shijoj jetën kur të dal në pension. Ideja ime ishte të vendosja pas gjashtë ose shtatë garave dhe unë isha duke planifikuar ta shpallja atë në Mugello.

Ne i ndryshuam gjërat në ekip dhe unë doja të kuptoja nëse mund të jem më konkurrues sesa në vitin 2019, por tani më duhet të vendos, pa qenë në gjendje të garoj. Kam menduar për vendimin tim këto muaj, këto javë të fundit do të vendos” – u shpreh piloti italian.

Rossi nuk fakt nuk lë shumë dyshime edhe në rast se vijon të garojë. Piloti i Yamahas do të shfrytëzojë mundësinë që i ka dhënë ekipi i Petronas, por gjithnjë nëse do të ketë një skuadër konkurruese dhe një projekt ambicioz. Si do të ishte Moto GP pa Valentino Rossin? Vështirë të kuptohet pa 9 herë kampionin e motoçiklizmit, gjithsesi, jeta vijon si kudo.