MENU
klinika

Balluku: Do ndërtohet me fonde shqiptare

Hec i Skavicës/ 2 skenarët me kosto 308 dhe 510 milion euro

03.06.2020 - 11:19

Qeveria planifikon që vitin që vjen të nisë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, si pjesë e Kaskadës së Drinit. Financimi i veprës së projektuar qysh në vitet 1960, parashikohet të bëhet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që në tavolinë janë 2 skenarë, njëri prej të cilëve ka një kosto prej 308 mln euro, ndërsa tjetri 510 mln euro.

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku realizimi i këtij projekti, jo vetëm që do të rritë prodhimin e energjisë elektrike, por do të optimizojë të gjithë prodhimin e 3 hidrocentraleve të tjerë të kaskadës, ndërsa nga ana tjetër do të shmangë përmbytjet në zonën e Shkodrës.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Administratori i KESH, prezantoi në detaje 2 variantet e propozuar nga konsulenti i kontraktuar për të hartuar studimin e fizibilitetit, ku në rastin më të mirë fuqia e instaluar parashikohet të jetë 210 MË.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama e konsideroi zbatimin e këtij projekti si tejet të rëndësishëm për zonën në drejtim të përfitimeve ekonomike dhe punësimit.

Paralelisht, Rama njoftoi se shumë shpejt do të bëhet edhe hapja e garës për aksin Milot-Thumanë-Rrogozhinë-Fier, ndërkohë që sikurse është bërë e ditur më herët kjo vepër infrastrukturore do të ndërtohet përmes partneritetit publik-privat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur

“Ëndërr në sirtarin e të gjitha qeverive shqiptare”