MENU
klinika

Finalja më 23 gusht

Vendimet zyrtare për Champions dhe Europa League

17.06.2020 - 14:16

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s votoi në favor të propozimit për zhvillimin e fazës së çerekfinaleve gjysmëfinaleve dhe finales me Lisbonë. Final 8 e Ligës së Kampioneve do të mbahet në Portugali për arsye të sigurisë më të madhe të stadiumeve të këtij vendi.

Europa League do të diskutohet në Gjermani ndërsa Superkupa e Europës do të luhet në Budapest. Datat e propozuara për ndeshjet Champions janë nga 12 deri më 23 gusht. Klubet do të grumbullohen të gjitha në Portugali dhe pritet sfidat të jenë me një takim.

UEFA ka parashikuar që tifozët në stadium të jenë në numër tejet të kufizuar, por çdo gjë do të vendoset duke parë situatën shëndetësore. Ndeshjet e paluajtura për fazën e të 16-ve Manchester City – Real Madrid, Barcelona – Napoli, Bayern Munich – Chelsea dhe Juventus – Lyon do të luhen në stadiumet e skuadrave pritëse.

Në Stamboll do të luhet finalja e vitit 2021, dhe Shën Peterburgu ajo e vitit 2022. Rifillimi i sezonit në UEFA Europa League, parashikohet të mbahet nga 10 deri më 21 gusht në qytetet gjermane Duisburg, Gelsenkirshen, Dusseldorf dhe Koln. Superkupa Evropiane do të luhet në Budapest më 24 Shtator.

Kalendari i ri i fazës kualifikuese dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:

UEFA Champions League 2020-2021

Raundi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht

Raundi i parë kualifikues: 18-19 gusht

Raundi i dytë kualifikues: 25-26 gusht

Raundi i tretë kualifikues: 15-16 shtator

Play-offs: 22/23 dhe 29/30 shtator

Faza në grupe: 20/21 dhe 27/28 tetor, 3 dhe 24/25 nëntor, 1 dhe 8/9 dhjetor

UEFA Europa League 2020/2021

Raundi paraeliminator: 20 gusht

Raundi parë eliminator: 27 gusht

Raundi dytë eliminator: 17 shtator

Raundi tretë eliminator: 24 shtator

Play-off: 1 tetor

Faza në grupe: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 6 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor

Shorti për fazën në grupe të sezonit 2020/2021 i UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të zhvillohet në Athinë në 1 dhe 2 tetor 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN