MENU
klinika

Formula 1

Vettel zëvendëson Hamilton te Mercedes?

04.06.2020 - 16:59

Me Lewis Hamilton që heziton për të rinovuar, skuderia Mercedes po punon për të gjetur pasuesin e britanikut. Emri që pëlqehet më tepër është ai i Sebbasttian Vettel. Gjermani është pa një kontratë duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe për këtë, gjetja e akordit me palëve do të ishte më se e mundshme.

Zërat janë forcuar akoma dhe më shumë nga drejtori i ekipit, Totto Wolff që në një lidhje telefonike me mediat franceze ka lënë të hapur gjithçka: “Kemi një skuadër mjaft të mirë. Kemi një pilot mjaft të talentuar si Russell, por kurrë nuk i dihet.

Vettel është një kampion i lindur. Për momentin kemi Hamilton dhe Bottas, por në këtë këndvështrim mbajmë të hapura opsionet tona, por sigurisht që përqendrojmë diskutimet tona për drejtuesit tanë aktualë.”

Hamilton dhe Bottas janë në fundin e kontratës dhe zëvendësimi i tyre me Vettel mund të sjellë një nga tradhëtitë më të mëdha të botës së automobilizmit. Sezoni i shtyrë i Formula 1 parashikohet të nis më 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave