MENU
klinika

Ja roli që kishte (Emri)

Vrasja e biznesmenit Hekuran Billa, arrestohet i dyshuari i fundit

30.06.2020 - 15:42

Arrestohet personi i fundit i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Në pranga ka përfunduar Petrit Pusi, 25 vjeç.

Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Po kështu, Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.

Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra janë arrestuar më herët nga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Autori qëndronte në Mal të Zi , nipi një nga bashkëpuntorët"

Arrestimi i Viktor Markut, Policia jep informacion për vrasësin

Emri dhe detaje nga ngjarja e rëndë

U ekzekutua në mes të Tiranës, ja kush është viktima