MENU
klinika

Data e zgjedhjeve

Zaev dhe Mickoski ende në mosmarrëveshje

14.06.2020 - 07:07

Liderët e dy partive më të mëdha në vend, Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski nuk arritën marrëveshje për datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa sonte përfundon gjendja e jashtëzakonshme që ishte vendosur nga presidenti, Stevo Pendarovski për shkak të COVID-19.

Megjithatë, dy liderët ranë dakord që ta vazhdojnë komunikimin rreth datës.

Paraprakisht, presidenti Pendarovski kishte thënë se në takimin me Zaev dhe Mickoskin do të kërkonte datën e zhvillimit të zgjedhjeve.

Pendarovski shtoi se ”të gjithë duhet të mobilizohen për gjendjen e një zgjidhjeje… sepse nuk bëhet fjalë për muaj ose vite, por për 8 deri në 15 ditë diferencë mes dy blloqeve kryesore politike”.

Presidenti Pendarovski theksoi se mazhoranca dhe opozita kohë më parë janë dakordësuar se zgjedhjet nuk duhet të mbahet kur është ditë e diel.

“Tani është nxehtë, qytetarët mund të mos jenë në shtëpi të dielën, të shkojnë diku. Votimi të mërkurën, në vend të së dielës, mund të rregullohet me sjelljen e dekretit të qeverisë”, u shpreh Pendarovski.

Ai tha se pjesëmarrja e votuesve do të jetë më e vogël.