MENU
klinika

Kush e dhunoi afro-amerikanin?

Zbulohet çfarë ndodhi 30 minutat e fundit, të jetës së George Floyd

02.06.2020 - 20:07

       E gjithë Amerika është nën presionin e protestave mbarëkombëtare, për vdekjen e afrikano-amerikanit në arrest policor.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia, jashtë një dyqani në Minneapolis, Minesota.

Pamjet e arrestimit të 25 majit, tregojnë një oficer policie të bardhë, Derek Chauvin, duke i vënë gjurin në qafë zotit Floyd, ndërsa ai ishte i shtrirë përtokë.

Z. Chauvin, 44-vjeçar, është akuzuar për vrasje.

Ngjarjet kryesore që çuan në vdekjen e George Floyd, ndodhën brenda 30 minutave. Bazuar në llogaritë nga dëshmitarët, pamjet në video dhe deklaratat zyrtare, këto janë ato që dimë deri më tani.

Filloi me një raport, për një faturë të rreme prej 20 dollarësh (16,20 £).

Raporti u plotësua në mbrëmjen e 25 majit, kur z. Floyd bleu një paketë cigaresh në “Cup Foods”, një dyqan ushqimor.

Duke besuar faturën 20 dollarë që ishte falsifikuar, një punonjës i dyqanit e raportoi atë, në polici.

Floyd kishte jetuar në Minneapolis, për disa vjet, pasi u transferua atje nga Houston-i, në Teksas. Kohët e fundit, kishte punuar si roje në një klub nate në qytet, por, si miliona amerikanë të tjerë, mbeti pa punë nga pandemia.


Floyd ishte një klient i rregullt në “Cup Foods”. Ai ishte i njohur, një klient i këndshëm, që kurrë nuk shkaktoi telashe, – tha për NBC, pronari i dyqanit, Mike Abumayyaleh.

Por, zoti Abumayyaleh nuk ishte në punë ditën e incidentit. Në raportimin e faturës së dyshimtë, punonjësi i tij adoleshent, ishte vetëm duke ndjekur protokollin.

Në një telefonatë në 911, në orën 20:01, punonjësi i tha operatorit, se kishte kërkuar t’ia kthente paketën, porm “Floyd nuk dëshironte ta bënte këtë”, sipas deklaratës dhënë nga autoritetet.

Punonjësi tha, se burri u shfaq “i dehur” dhe “nuk e kontrollonte veten”, – thuhet në deklaratë.

Menjëherë pas telefonatës, rreth orës 20:08, mbërritën dy oficerë policie. Floyd ishte ulur me dy persona të tjerë, në një makinë të parkuar anës rrugës.

Pasi iu afrua makinës, një nga oficerët, Thomas Lane, nxori armën dhe urdhëroi zotin Floyd, të tregonte duart. Në një histori të incidentit, prokurorët nuk shpjegojnë pse z. Lane, mendoi se ishte e nevojshme për të tërhequr armën.

Z. Lane, prokurorët thanë, “vendosi duart mbi z. Floid dhe e tërhoqi nga makina”. Më pas, z. Floyd “bëri rezistencë gjatë prangosjes”.

Megjithatë, pasi u prangos, z. Floyd u bind, ndërsa z. Lane, shpjegoi se po arrestohej për “lekë të falsifikuar”.

Ishte momenti kur oficerët u përpoqën ta fusnin zotin Floyd, në makinën e tyre.

Rreth orës 20:14, z. Floyd “ngriu, ra në tokë dhe u tha oficerëve, se ishte klaustrofobik”, – sipas raportit.

Z. Chauvin mbërriti në vendin e ngjarjes. Ai dhe oficerët e tjerë, u përpoqën për ta futur zotin Floyd, në makinën e policisë.

Gjatë kësaj përpjekjeje, në 20:19, z. Chauvin tërhoqi zotin Floyd nga ana e pasagjerit, duke bërë që ai të binte në tokë, – thuhet në raport.

Ai ra përtokë, me fytyrën poshtë, ende nën pranga.

Ky ishte momenti kur dëshmitarët filluan të filmojnë z. Floyd, i cili ishte në një gjendje të mjerueshme. Këto momente, të kapura në shumë telefona celularë dhe të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, do të dëshmojnë se janë të fundit për George Floyd.

Z. Chauvin vendosi gjurin e majtë midis kokës dhe qafës së tij.

“Nuk mund të marr frymë,” – tha z. Floyd vazhdimisht, duke u lutur për nënën dhe duke iu përgjëruar policëve “ju lutem, ju lutem, ju lutem”.

Për tetë minuta dhe 46 sekonda, z. Chauvin mbajti gjurin në qafën e z. Floyd,- thuhet në raportin e prokurorëve.

Derek Chauvin, do të paraqitet në gjykatë, në Minneapolis, të hënën.

Rreth minutës së 6-të, z. Floyd humbi vetëdijen. Në video dëgjohet dhe duket që kalimtarët u kërkuan oficerëve t’i matnin pulsin.

Një nga oficerët e tjerë, JA Kueng, bëri pikërisht këtë gjë, duke kontrolluar dorën e djathtë të z. Floyd, por “nuk mund ta gjente”. Megjithatë, oficerët nuk lëvizën.

Në 20:27, z. Chauvin ia hoqi gjurin nga qafa z. Floyd. Pa lëvizje, z. Floyd u dërgua në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin, me ambulancë.

Ai vdiq rreth një orë më vonë.

Natën para vdekjes, z. Floyd kishte folur me një nga miqtë e tij më të ngushtë, Christopher Harris, i cili e kishte këshilluar të kontaktonte me një agjenci punësimi.

Falsifikimi, – tha ai, – nuk ishte në karakterin e z. Floyd.

“Mënyra sesi vdiq, ishte e pakuptimtë,” – tha Harris. “Ai iu është lutur ta lëshonin. Kur përpiqeni kaq shumë të besoni në këtë sistem, një sistem që e dini se nuk është i përshtatshëm për ju, kur vazhdimisht kërkoni drejtësinë e ligjit dhe nuk mund ta keni, atëherë ligjin e keni vetë ju në dorë.”