MENU
klinika

Mori hakun e të vëllait

Zbulohet dhe shpallet në kërkim vrasësi i Hekuran Billës

13.06.2020 - 08:25

Është identifikuar autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, në Tiranë, mbrëmjen e të enjtes.

Autori është shpallur në kërkim nga policia. Ai eshte i dyshuari kryesor i krimit të rëndë është vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.

Autori i dyshuar është 34 vjeç, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim.

Hekuran Billa ishte person me precedent penale, që ishte dënuar për vrasjen e Prel Markut, 22 vjeç, në “Park Royal” në Londër, më 14 tetor 2006. Ai ka qenë i përfshirë në bandat shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore dhe prostitucionit.Pasi kreu një pjesë të dënimit me burg në Angli, u ekstradua në Shqipëri ku kreu pjesën tjetër n?7 burgun e Fushë Krujës dhe falë disa vendimeve gjyqësore, u lirua në 2019-ën. Sivjet, i ndjeri nisi një biznes në Tiranë.

Dyshimet e para të hetuesve qenë për hakmarrje të vrasjes së mëparshme, por janë hetuar edhe  pista të tjera, pazare të mundshme kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emri dhe detaje nga ngjarja e rëndë

U ekzekutua në mes të Tiranës, ja kush është viktima


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!