MENU
klinika

Serie A, Java 29

10 fitore radhazi, Atalanta mposht edhe Napolin

02.07.2020 - 20:30

Nëse ka një skuadër më në formë në Europë, ajo është Atalanta, që mes kampionatit dhe Champions League ka arritur të marrë 10 fitore radhazi, duke nisur që nga 8 shkurti. Nuk humb që nga 20 janari, ndërsa sonte Atalanta fitoi 2-0 ndaj Napolit dhe Champions sezonin e ardhshëm nuk vihet në dyshim.

Pjesa e parë nuk ka pasur gola. Atalanta e ka nisur menjëherë në sulm pjesën e dytë ndaj Napolit dhe ka gjetur golin. Pasalic dërgoi topin në rrjetë në minutën e 47′ vetëm 2 minuta pas rillimit të ndeshjes. Papu Gomez krosoi në zonë pas një gabimi të lojtarëve të Napolit dhe Pasalic i harruar i vetëm se kishte të vështirë të shënonte për 1-0.

Gesens gjeti golin e dytë për Atalantën në minutën e 56′ pas një gabimi në vendosje të mbrojtjes napolitane. Futbollisti i vendasve se kishte të vështirë të mposhte portierin Meret për 2-0, pasi u gjend sërish i zbuluar në zonë.

Gjimshiti e nisi titullar për Atalantën dhe u aktivizua deri në minutën e 81-të, ndërsa Hysaj nuk u preferua nga Gattuso, edhe pse ishte në stol. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për bergamaskët, ndërsa Napoli kënaqet me Europa League pasi fitoi Kupën e Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN