MENU
klinika

“Ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë”

Thaçi: I besojmë drejtësisë ndërkombëtare!

22.07.2020 - 09:42

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se populli i Kosovës gjithmonë i ka besuar drejtësisë ndërkombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, në ditën kur shënohet 10-vjetori i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Thaçi ka publikuar edhe Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në një kohë që për Thaçin është ngritur akuzë dhe ka dhënë edhe dëshminë e tij në Gjykatën e Hagës, Presidenti thotë se drejtësisë ndërkombëtare “vazhdojmë t’i besojmë, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë”

“Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë”, ka thënë Thaçi.

POSTIMI I PLOTE

Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran.

Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë! HTH

Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN