MENU
klinika

“Kush i ngjan më shumë Heminguejt”!?

14 gjëra që nuk i dini për Ernest Heminguej

26.07.2020 - 06:08

Me rastin e 118 vjetorit të Heminguejt, Konica.al paraqet 14 fakte interesante për jetën e tij:

Në vitet e fundit të jetës, Ernest Heminguej krijoi paranoja rreth FBI.

Sipas disa burimeve, Heminguej ishte një spiun i KGB Ruse, por gjithsesi nuk ishte një spiun i zoti.

Shpeshherë, Heminguej dhe autori irlandez James Joice darkonin bashkë në Paris. Kur Joice u përfshi në një ngatërresë në një bar, kërkoi ndihmën e Heminguejt që të pastronin sëbashku rrëmujën e bërë.

Pasioni i tij për peshkimin u kthye në një rekord botëror në vitin 1935, kur peshkoi peshkun më të madh të llojit merlin që është i njëjti me peshkun që plaku Santiago kap në librin “Plaku dhe Deti”, libri që i dha Heminguejt çmimi Pulitzer.

Ai ishte i talentuar në gjueti. Gjatë një gjuetie arriti të vrasë 400 kafshë.

Në vitin 1922, kur ishte në Paris me bashkëshorten e tij, ajo i la të gjitha dorëshkrimet e Heminguejt në një dyqan për një shishe ujë që i duhej gjatë udhëtimit. Kur u kthye t’i merrte sërish, shitesi ishte zhdukur e bashkë me të, edhe dorëshkrimet.

Ai shkroi një histori me gjashtë fjalë: Për shitje, këpucë fëmijësh, të paveshura asnjëherë”.

Ai kishte një mace me gjashtë gishta me emrin Snowball.

Çdo ditë ai llogariste sa fjalë kishte shkruar duke i shënuar në një ditar.

Heminguej nuk e përfundoi kurrë romanin e tij të fundit, i cili, në botimet e mëvonshme, ka 38 versione me 38 mbarime të ndryshme.

Ai i mbijetoi disa sëmundjeve dhe dy përplasjeve me aeroplanë, por nuk arriti ta shpëtonte veten nga vetvetja (ai vrau veten njëlloj si i ati).

Ai pëlqente të shkruante në këmbë.

Vëllai i Heminguejt krijoi një mikroshtet i cili zgjati vetëm dy vjet, pasi u shkatërrua nga një stuhi tropikale.

Çdo ditëlindje tijën, në vendlindjen e tij, burra me mjekër të bardhë organizojnë konkursin “Kush i ngjan më shumë Heminguejt” dhe ai që fiton, merr një medalje.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit