MENU
klinika

750 miliardë eurot nuk i kënaqën të gjithë

Marrëveshja historike e BE/ Kush fiton e kush humb?

23.07.2020 - 14:47

Pas katër ditësh bisedime, më në fund u arrit marrëveshje për paketën e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, nga liderët e BE, por detajet zbulojnë se ka patur fitues dhe humbës.

Fituesit

Më shumë ‘Evropë’: Është shumë e vështirë të mohosh se marrëveshja e negociuar me ngulm është një fitore për mbështetësit e një Evrope më të drejtuar nga qendra ose një Evrope federale, veçanërisht Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Një fjalim në Universitetin la Sorbonne pasoi shpejt një vizion jashtëzakonisht ambicioz për Evropën, me propozime të shumta për projektin e BE-së.

Hollanda dhe vendet e tjera që do të preferonin një Evropë “të vogël” e kundërshtuan dëshirën e Macron, derisa kriza e virusit i detyroi ata të pranonin huazim të përbashkët për të financuar paketën e shpëtimit.

Spanja dhe Italia: Skenat e para tragjike të pandemisë në Evropë erdhën nga Italia dhe Spanja.

Thirrjet nga Roma dhe Italia për “solidaritet” pasuan me shpejtësi, por Evropa veriore ndërpreu me forcë çdo bisedim të huamarrjes së përbashkët.

Por askush nuk kishte llogaritur në një ndryshim drastik nga Gjermania. Kancelarja Angela Merkel pranoi të jepte 500 miliardë euro hua të përbashkët për të ndihmuar vendet më të prekura nga pandemia.

Tani, marrëveshja u arrit pavarësisht nga kundërshtimi i katër “kursimtarëve”, Hollanda, Suedia, Danimarka dhe Austria, që thanë që ata do të refuzonin çdo qindarkë.

Në fund, pas bisedimeve, gjithsej 390 miliardë euro do të shpërndahen si ndihmë e drejtpërdrejtë.

Një fitues tjetër do të jetë Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i bllokut, i cili do të vendosë se si do të shpërnahen paratë.

Humbësit

Buxheti i BE: Pjesa më e madhe e fondit të rimëkëmbjes po vjen nga buxheti i BE-së, i cili gjithashtu u negociua në samitin e kësaj fundjave.

Taksa dixhitale: Propozimi i BE-së për udhëheqësit kishte përfshirë një ambicie të paparë për të rritur taksat e BE-së me mjete të ndryshme: duke përfshirë një taksë të veçantë për gjigantët e teknologjisë ose taksën e karbonit. Në fund, asnjë nga këto nuk u finalizua dhe fondi i rimëkëmbjes do të duhet të paguhet nga buxheti i BE-së gjatë dekadave të ardhshme.

Orban: Një orë para se të njoftohej marrëveshja përfundimtare, media afër kryeministrit hungarez Viktor Orban tha se BE kishte braktisur të gjitha planet për të lidhur disbursimet e BE-së për t’u zbatuar me rregullat evropiane për lirinë e mediave dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Megjithatë, negociatorët e BE këmbëngulin se nuk është kështu dhe Brukseli do të paraqesë një plan për ta bërë lidhjen të qartë. Vetëm koha do të tregojë nëse Brukseli është në gjendje ta realizojë planin.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’

Planet po hasin "shtrembërime të rënda"

CNN/ Si do e shpëtojë Europa ekonominë?