MENU
klinika

Por, çfarë shkoi huq?

42 komplote për të eliminuar Hitlerin, njëri prej tyre iu afrua objektivit…

20.07.2020 - 06:06

Ai ishte padyshim armiku më i madh i përballur nga qytetërimi modern. Miliona njerëz e urrenin por pak u përpoqën që ta eleminonin. Ndër 42 komplote për të eleminuar Adolf Hitlerin, tentativa më serioze që iu afrua më shumë realizimit të këtij objektivi ishte komploti i 20 korrikut i vitit 1944 i realizuar 73 vjet më parë.

Në verën e vitit 1944 Gjermania po luftonte anglo-amerikënët në perëndim, ndërsa në lindje vera e vitit 1944 i solli Gjermanisë disfata të rënda në përballje me ushtrinë e kuqe. Rajhu po rrënohej. Por një tjetër goditje e rëndë do i binte mbi kokë regjimit nazist me 20 korrik 1944, do të ishte komploti i 40 për të vrarë Adolf Hitlerin, komplot i cili përfundoi më një dështim total dhe më ezekutimin e katër krerve të grupit të atentatorve që u përpoqën që të rrëzonin regjimin.

Sot emrat e këtyre 4 burrave janë emrat e vetëm të ushtarakve gjermanë që luftuan në ushtrinë e Hitlerit gjatë luftës së dytë botërore që përkujtohen dhe nderohem sot nga qeveria Gjermane si martirë. Komploti i 20 korrikut 1944 është i shoqëruar me ambivalencë midis traditave të bindjes së pakushtëzuar të trashëguar brez pas brezi dhe rezistencës ndaj padrejtësisë.

Përgjatë shekujve mosbindja në ushtrinë gjermane ndaj eprorit nuk ishte dicka e lehtë për tu pranuar parimisht nga ushtarakët gjermanë dhe ky edukim rridhte nga virtytet autoritare prusiane që kishin mbërritur deri në regjimin e Hitlerit. Edhe pse pjesa më e madhe e gjeneraleve ishin tashmë të neveritur nga Hitleri, ata e konsideronin pjesë të detyrës së tyre të vazhdonin ti shërbenin Fyhrerit edhe pse neveria e tyre ndaj Hitlerit ishte e dukshme.

Vlerat prusiane të mbajtura gjallë dhe të mbërritura deri në kohët moderne qëndronin aty si një shpatë me dy tehe: një njdenjë e thellë e bindjes ndaj autoritetit dhe përkushtimit ndaj shtetit përplaseshin me ndjenjat e thella të detyrës ndaj Zotit dhe ndaj kombit. Dallimet mes gjeneratave luajtën një rol te rëndësishëm.

Tendenca për të kundështuar regjimin nazist ishte më e madhe tek një gjeneratë oficerësh të rinj se sa tek ajo që kishte arritur gradat më të larta të ushtrisë gjermane ose gradën e feld-marshallit.

Ky konstatim është përmbledhur edhe nga citimi i bërë nga Ai që ishte forca lëvizëse e komplotit për vrasjen e Hitlerit me 20 korrik 1944, Kolonel Klaus fon Shtaufenberg, : “ Meqenese gjeneralët deri tani nuk kanë arritur asgje, tani kolonelët duhet të bëjnë një hap përpara” .

Që nga vera e vitit 1938 plane të ndyshme u hartuan për të realizur një grusht shteti. Në këtë vit, Ludvig Beku (ish-shef i stafit i ushtrisë gjermane) dha dorëheqjen, gjeneral i cili ishte kundër me idetë e Hitlerit për të aneksuar Cekosllovakinë. Për pak kohë Beku u përpoq të fitonte mbështetjen e oficerve të lartë në ushtrinë gjermane në një plan për të arrestuar ose eleminuar Hitlerin.

Kjo manovër e Bekut stimuloi lëvizjen nga opozitë në rezistencë dhe nga rezistenca në komplot. Por pas fitoreve të njëpasnjëshme ushtarake mes vjeshtës së 1939 dhe verës së 1941 çdo perspektivë e opozitës ndaj Hitlerit u zbeh. Oficerët e tij të terrenit janë të mahnitur nga aftësitë e tij ushtarake.

Një nga këta oficer është edhe 32 vjecari Klaus von Shtaufenberg, i lindur në një familje aristokrate katolike. Fillimisht ai u tërhoq nga aspektet e Nacional-Solcialismit(Nazismit) sepse i kishte kthyer krenarinë Gjermanisë, por Shtufenbergu mohonte antisemizmin radikal të kësaj ideologjie. Pasi zbuloi raportet e dëshmitarve okularë të masakrave të civileve në Rusi, Shtaufenbergu u bind se Hitleri duhej të rrëzohej nga pushteti.

Në vitin 1943 lufta u kthye kundër Gjermanise, gjermanët pësuan humbje në Stalingrad dhe në Afrikë të Veriut ku operonte Shtaufenbergu. Në prill të 1943 gjatë shërbimit të tij ushtarak në Afrikë, Shtaufenbergu u plagos rënë duke humbur syrin e majtë, dorën e djathtë si edhe dy gishta nga dora e majtë, menjëherë ai u transportua në spital, dhe pas rehabilitimit në gusht të 1943 filloi qasjen me shoqërinë e rezistencës që donte ta eleminonte Hitlerin.

Gjatë kësaj kohe Shtaufenbergu punoi si shef i stafit të ushtrisë rezervë të Berlinit atje ku u takua me gjeneral Fridrih Olbrihun (përgjegjesi për sistemin e furnizimeve të ushtrisë rezervë të Berlinit), i cili e ftoi ti bashkohej grupit të disidentëve që kërkonin të rrëzonin Hitlerin.

Nga shtatori Shtaufenbergu u prezantua me figurat kyqe të rezistencës: Ludvig Bekun (ish-shef i stafit të përgjithshëm), Feldmarshalli Ervin fon Vitcleben (i dalur në pension) dhe gjeneral Hening fon Treskov, ky i fundit në mars të 1943 së bashku me adjutantin e tij kishin tentuar dy herë të eleminonin Hitlerin por pasukses.

Treskov së bashku me Shtaufenbergun filluan të vrisnin mendjen se si të eleminon Fyrerin dhe gjithashtu të organizonin pucin që do të ndjekej menjëherë pas atentatit të Hitlerit. Nuk do të ishte e lehtë çdo herë fati e kishte shpëtuar Hitlerin dhe gjithmonë ai e ndryshonte agjendën e tij në momentin e fundit.

Për të realizuar dy objektivat e tyre: të vrisnin Hitlerin dhe të merrnin në dorë shtetin, Treskovi, Olbrihu dhe Shtaufenbergu ju lindi ideja që të riformulonin operacionin e koduar “Valkira”, fillimisht e hartuar nga Olbrihu, operacioni konsistonte në mobilizimin e ushtrisë rezervë në rast të trazirave të brëndshme civile që provokonin akt pucist.

Përmbajtja e operacionit u rihartua me urdhëra të reja suplementare. Një deklaratë sekrete fillonte me këto fjalë: “ Fyhreri Adolf Hitler ka vdekur! Tradhtarë nga SS dhe partia naziste to përfitojnë nga situata për të iniciuar një grusht shteti me qëllim zgjerim e pushtetit të tyre”.

Gjithashtu instruksione të detajuara ishin shkruajtur për të okopuar ministritë dhe godinat qeveritare të Rajhut në Berlin e njëjta gjë do të ndodhte edhe në Paris, ku komandanti atje ishte një nga rebelët.

Qëllimi “Valkirës” kishte qënë për të mbrojtur regjimin; dhe tashmë ishte transformuar në një strategji për ta rrëzuar atë. Por akoma mbeteshin dy probleme, fillimisht operacioni “Valkira” duhej të aprovohej nga komandanti i ushtrisë rezervë të Berlinit, Fridrih From, tepër hezitues ndaj rezistencës, dhe së dyti mundësia e aksesit për të eleminuar Hitlerin. Zgjidhja e problemit të dytë do të gjente përgjigje tek vetë puna e Shtaufenbergut.

Si shef stafi i ushtrisë rezervë ai merrte pjesë në konferencat ushtarake të Hitlerit. Ai planifikoi të fuste në çantën e tij të punës një bombë dhe sapo Hitleri të vritej nga shpërthimi, grushti i shtetit i planifikuar nga Shtaufenbergu dhe bashkëpuntorët e tij do të fillonte.

Mundësia e parë u shfaq me 15 korrik 1944 ku Shtaufenbergu u thirr në Strofkën e ujkut, selinë qëndrore të Hitlerit, në Rastenburg, pavarësisht se ai ishte i vendosur të vepronte, asgjë nuk ndodhi. Është hamendësuar se ai nuk pati kohë të mjaftueshme që të aktivizonte bombat.

Herën tjetër ai nuk do të dilte huq, apo doli?

Në mëngjesin e 20 korrikut 1944, Hitleri thirri një mbledhje me këshilltarët e tij më të ngushtë ushtarakë në po të njëjtin vend, në orën 12:30. Shtaufenbergu fluturoi nga Berlini, i shoqëruar nga adjutanti i tij, Verner fon Haften.

Pasi mbërriti në komplektin e strofkës së ujkut ai pyeti një nga oficerët atje se ku mund të freskohej dhe të ndrërronte këmishën. Ishte një ditë e nxehtë. Hafteni, që po mbante çantën me bombën mbrenda e takoi në korridor.

Sapo hynë në tualet ata filluan të aktivizonin bombat por dëmtimet fizike të Shtaufenbergut ia vështirësonin atij punën. Bomba mund të shpërthente në 45 minuta por ato kushte atmosferike mund përeshpejtohej në më pak se 30 minuta.

Shtaufenbergu kërkohej në mbedhje dhe duhej të nxitonte. Ai doli nga tualeti duke aktivizuar vetëm njërën nga dy bombat që kishte me vete. Duke qënë se ishte një ditë e nxehtë mbledhja ishte organizuar në një barakë druri ndryshe nga herët e tjera që organizohej në bunkerë prej betoni. Sapo hyri në dhomë ai përshëndeti Hitlerin dhe kërkoi një vend aftër tij.

Vështirësia në dëgjim prej plagëve dhe nevoja që ti kishte letrat afër vetës gjatë raportimit, bënë të ishin një justifikim i mirë.

Ai e vendosi cantën në këmbën e tavolinës dhe më pas i kërkoi leje të ikte nga dhoma pasi priste një telefonatë urgjente. Një tjetër anëtar i këtij komploti punonte në strofkën e ujkut, Gjenerali Erih Felgibel, shefi i komunikacionit i Vermahtit i cili kishte marrë urdhër nga komplotistët në Berlin që të bllokonte komunkimin menjëherë pasi bomba të shpërthente.

Ndërkohë në dhomë koloneli Hanc Brandt u pengua tëk canta dhe e zhvendosi atë në anën tjetër të këmbës së tavolinës, ajo lëvizje i shpëtoi jetën Hitlerit.

Por ja vlen të përmendet se edhe ndryshimi arkitekturor i dhomës së konferencës ishte një faktor i mbijetesës së Hitlerit. Nëqoftëse mbledhja do të ishte organizuar në bunkerin prej betoni siç ishte parashikuar në fillim dhe jo në barakë druri, shpërthimi që ndodhi do të ishte më i përforcuar, dhe nuk ka asnjë dyshim se Hitleri do të vdiste. Në orën 12:50 një shpërthim i madh shpërtheu dhomën.

Tymi nuk lejonte të shihej asgjë, ciflat e drurit dhe copëzat e xhamave të dritareve fluturuan kudo në dhomë. Ndër 24 përsona që kishin marrë pjesë në mbledhje 4 humbën jetën. Hitleri i mbrojtur nga shpërthimi i plotë, mbijetoi. Flokët po i merrrnin flakë, krahu i djathtë i ishte paralizuar pjesërisht, këmba e djathtë i kishte pësuar djegje të lehtë ndërsa daullja e veshit i ishte dëmtuar.

Ndërkohë i bindur se Hitleri kishte vdekur Shtaufenbergu së bashku me Haftenin kapën një nga avionët në Rastenburg dhe u nisën për në Berlin.

Në të njëjtën kohë me shpërthimin dhe largimin e Shtaufenbergut, Felgeli komunikoi komplotistët në Berlin se bomba shpërtheu por nuk ishte e qartë nësë i kishte marrë jetën Hitlerit. Gjithashtu Olbrihu nuk ishte tërësisht i bindur dhe për këtë ai hezoi ta inicionte “Valkirën”. Kohë e çmuar po humbej dhe sikur të mos mjaftonte kjo për fat të keq afër orës 16:00 përpara se grushti të fillonte linjat e komunikimit me Strofkën e Ujkut u hapën. Shtaufenbergu mbërriti në Berlin në 14:45.

Ai u xhindos kur mori vesh se asgjë nuk po ndodhte dhe kohë ishte cuar dëm. Ai i shpjegoi Olbrihut në telefon se ashkush nuk mund ti mbijetonte atij shpërthimi. Pas kësaj Olbrihu u mundua që të bindte Fromin, komandantin e ushtrisë rezervë që të firmoste urdhrin për të aktivizuar Valkirën.

Por një telefonatë e bërë rreth orës 16:00 nga Vilhelm Kajteli, shefi i komandës së lartë gjermane, e kishte informuar Fromin se Hitleri ishte gjallë, dhe Fromi refuzoi që të inicionte Valkirën.

Pasi shefi i stafit i Olbrihut, Koloneli Mertc fon Kuirnhajm, mik i Shtaufenberut dhe i implikuar thellë në komplot mori lajmin e refuzimit të Fromit filloi të sinjalizonte pa dijenin e Fromit komandantët ushtarakë rajonalë se Valkira kishte filluar, me sinjalin: “Adolf Hitleri ka vdekur dhe SS-të po orzanizojnë një grusht shteti”. Kur Fromi u përpoq ta arrestonte fon Kuirnhajmin, Shtaufenbergu mbërriti në Ministrinë e Luftës, bazën qëndrore të komplotistëve, dhe e informoi Fromin se në fakt ai ishte nën-arrest.

Zyrtarë të partisë naziste, Gestapos dhe të SS u aarestuan nga ushtria rezervë në të gjithë Gjermaninë. E njëjta gjë po ndodhte në të gjithë Europën e okupuar. Cdo gjë dukej se po shkonte mirë deri sa çdo gjë u përmbys. 32 vjecari Majori Oto Remer i ushtrisë rezrvë ishte caktuar me batalionin e tij të arrestonte Ministrin e Propagandës Josef Gëbëls.

Gëbëlsi insistoi se Hitleri ishte gjallë, dhe kur Remeri donte prova Gëbëlsi rreth orës 19:00 u lidh me Strofkën e Ujkut dhe i kaloi Remerit në telefon Hitlerin. Ky i fundit e urdhëroi përsonalisht Remerin që të shtypte rezistencën.

Në orën 22:00 trupat e Remrit u drejtuan për nga ndërtesa ku po monitorohej Valkira, në rrugën Bendlershtrase. Ndërtesës i ishin prerë komunikimet dhe nuk mund të jepnin më urdhra. Krisma u dëgjuan nëpër koridoret e ndërtesës, komplotistët u kapën dhe Fromi tashmë i lirë, u mundua të fshinte gjurmët e tij.

Ai ekzekutoi Shtaufenbergun dhe të tjerët në oborrin e Ministrisë së Luftës në atë vend që sot është në Berlin memorali I rezistencës gjermane fjatë luftës. Ludvig Beku kreu vetvrasje.

Disa orë pas shpërthimit Hitleri priste një vizitë të programuar nga Benito Musolini rreth orës 14:30. Pas mbërritjes së tij Hitleri I bëri një turn ë vendin e shpëthimit. Atë natë Hitleri iu adresua popullit gjerman në një transmetin në radio duke theksuar mbijetesën e tij si një shenjë Providence për të vazhduar punën e tij. Në fakt, si jo pak herë në jetën e tij, nuk kishte qënë Providenca që e kishte shpëtuar, por djalli: djalli kishte qënë me të.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit