MENU
klinika

J. Lo feston sot ditëlindjen

51 vitet e një dive

24.07.2020 - 14:31

Jennifer Lopez feston sot 51-vjetorin e ditëlindjes. Këngëtarja e famshme amerikane mbush plot 51 vite.

J Lo vazhdon të jetë ikonë botërore në të gjitha aspektet. Ylli i muzikës është prej disa kohësh në një lidhje dashurie me Alex Rodriguez. Ajo ka dy fëmijë, Emme dhe Maximilian, nga martesa e mëparshme me Marc Anthony.

Karriera e saj muzikore dhe artistike ka nisur ne vitin 1986 duke krijuar shumë hite dhe albume të pavdekshme.

J Lo e ka provuar veten me sukses edhe në aktrim duke patur role në filma të njohur televiziv.