Këtë javë Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi kishin zaptuar kryetitujt e mediave në lidhje me bashkëpunimin e tyre të parë.
Në disa foto të publikuara nga ditëlindja e Arilenës, ata njoftonin se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim, edhe pse nuk i dihet se kush do ta kompozojë duke qenë se të dy janë kantautorë.
Por sot Flori ka bërë një tjetër deklaratë në Instagram, ku ka hedhur poshtë të gjithë atë euforinë e krijuar për bashkëpunimin me Albanin.
Ai shprehet se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.
“Dua të informoj të gjithë ata që kanë spekuluar se unë me Albanin do të kemi material muzikor, nuk është e vërtetë, unë me Albanin nuk do të bëjmë asnjë këngë. Asgjë! Unë e kam mik prej kohësh, miq, kolegë, e takohemi për kortezi për etikë flasim por jo, këngë jo. Ka qenë 100 herë në studio ka bërë demo, si nuk i tha njer goja o Floro ta mendojmë një ditë ta bëjmë një këngë?! Se ça do lus Albanin unë, jo s’ka këngë”, shprehet Flori.