MENU
klinika

Thomas Hobbes

A ia vlen ta durojmë qeverinë edhe kur s’mban më ujë pilafi?

13.07.2020 - 06:41

Thomas Hobbes ishte një filozof anglez i shekullit të 17-të, i cili mori përsipër që të na udhëheqë përmes një prej çështjeve më të mrehta të politikës: deri në çfarë mase duhet t‘u bindemi sundimtarëve, veçanërisht atyre që nuk janë dhe shumë të mirë – dhe cili është caku i durimit pas të cilit duhet të fillojmë revolucionet dhe t’i shkarkojmë qeveritë në kërkim të një bote më të mirë?

Mendimi i Hobbes është i pandashëm nga një ngjarje madhështore e cila filloi kur ai ishte 64 vjeç – dhe ndikoi kaq shumë tek ai, ia ngjyrosi të gjithë këtë mendim të mëvonshëm (mrekullisht ai vdiq kur ishte 91 dhe sot ai kujtohet për shkrimet e tij pas moshës 60 vjeç).

Kjo ngjarje ishte lufta Civile Angleze, një konflikt i egër, përçarës, i kushtueshëm dhe vrasës që u ngrit anembanë Anglisë për gati një dekadë dhe goditi forcat e Mbretit kundër Parlamentit, duke çuar në vdekjen e rreth 200,000 njerëzve në të dyja anët.

Hobbes ishte nga natyra një njeri tejet i qetë dhe i kujdesshëm. Ai e urrente dhunën e të gjitha llojeve, një dispozitë që e pati fillimin që në moshën 4-vjeçare, kur babai i tij, një klerik, u turpërua, dhe braktisi gruan e tij dhe familjen, pasi hyri në sherr me një tjetër prift, në kishën e tij famullitare në një fshat në Wiltshire.

Punimi për të cilin ai mbahet mend kryesisht, “Leviathan”, u publikua në vitin 1651. Kjo është deklarata më definitive, bindëse dhe shkrimi më elokuent i bërë ndonjëherë për atë se përse duhet t’i bindemi autoritetit të qeverisë, madje edhe të një lloji shumë të papërsosur, me qëllim që të shmanget rreziku i kaosit dhe gjakderdhjes.

Të kuptosh sfondin e konservatorizmit të Hobbes, ndihmon të kuptosh se nëpër Evropën perëndimore në shekullin e shtatëmbëdhjetë, teoristët politik po fillonin të kërkonin, me një drejtësi të re, se në çfarë bazash bëhej bindja ndaj sundimit të tyre.

Për shekuj me radhë, në Mesjetë, kishte një përgjigje standarde për këtë, që përmbante një teori të quajtur E Drejta Hyjnore e Mbretërve. Kjo ishte një teori e hapur, e thjeshtë, por tejet efektive: që thoshte se nuk kishte tjetër Zot përveç Perëndisë që caktoi të gjithë mbretërit dhe se duhet t’u bindeshin këtyre mbretërve për një arsye shumë të qartë: sepse hyjnia tha kështu- dhe Ai do të dërgonte në ferr nëse ti nuk pajtohesh me të.

Por kjo nuk po rezultonte më dhe aq bindëse dhe shumë njerëz filluan të argumentonin se e drejta për të sunduar përfundimisht nuk qëndronte me Mbretërit, por me njerëzit e zakonshëm, të cilët u japin pushtet mbretërve – dhe aty për aty duhet të presin vetëm të marrin urdhra nga mbretërit për aq kohë sa, por vetëm për aq kohë, sa gjërat të funksiononin mirë edhe për ta.

Kjo njihej si teoria e Kontratës Sociale të qeverisë. Hobbes mund të shihte se teoria Hyjnore e të Drejtave të Mbretërve ishte e pakuptimtë dhe për më tepër, do të bëhej gjithnjë e më e padurueshme ndërsa respektimi i fesë nuk pranohej.

Ai vetë ishte privatisht një ateist. Në të njëjtën kohë, Hobbes ishte shumë i frikësuar nga pasojat e mundshme të teorisë së kontratës sociale, që mund t’i inkurajonte njerëzit që të zbrisnin sundimtarët kurdo që të ndiheshin paksa të pakënaqur.

Hobbes kishte marrë një llogari të dorës së parë të kreut të Mretit Charles I, në një tribunë përballë Sallës së Banketit në Pallatin e Bardhë në vitin 1649 – dhe punëtorët e tij intelektualë u vendosën për të siguruar që skena të tilla të tmerrshme, primitive kurrë nuk do të përsëriteshin.

Pra, në Leviatan, ai paraqiti një argument të zgjuar që u përpoq të afrohej me teorinë e kontratës sociale me një mbrojtje të bindjes dhe nënshtrimit të plotë ndaj autoritetit tradicional.

Mënyra se si ai e bëri këtë ishte që t’i transportonte lexuesit e tij pas në kohë, në një periudhë që ai e quante “gjendje e natyrës”, përpara se të kishte mbret të çdo lloji dhe t’i bënte të mendonin mbi mënyrën se si do të krijoheshin qeveritë në radhë të parë.

Thelbi i argumentit të Hobbes ishte se gjendja e natyrës nuk mund të ketë qenë një vend i bukur, sepse njerëzit, të lënë në vullnetin e tyre të lirë, pa një autoritet qëndror për t’i mbajtur ata nën kontroll, shumë shpejt do të kishin hyrë në grindje dhe trazira të patolerueshme.

Do të kishte qenë pak a shumë si lufta civile angleze, veçse njerëzit do kishin qenë me lëkura arinjsh dhe me mjete zjarri. Në formulimin e famshëm të Hobbes, jeta në gjendjen e natyrës do të kishte qenë: “e shpifur, e keqe dhe e shkurtër.” Si rezultat, nga frika dhe tmerri i kaosit dhe anarkisë, njerëzit u drejtuan nga krijimi i qeverive.

Ata e kishin bërë këtë vullnetarisht, ashtu siç u shprehën teoricienët e kontratave sociale, por edhe nën një detyrim të konsiderueshëm, duke u arratisur në krahët e autoritetit të fortë, të cilin ata aty për aty – argumenton Hobbes – kishin një detyrë të mëvonshme për t’u bindur, me vetëm disa të drejta për t’u ankuar nëse diçka nuk u pëlqente.

E vetmja e drejtë që njerëzit mund të kenë për të protestuar për një sundimtar absolut, ose Leviatan siç i quante ai, ishte nëse ai i kërcënonte drejtpërdrejt se do t’i vriste.

Megjithatë, nëse sunduesi thjesht do të përmbyste kundërshtarët, vendoste taksa të vështira për t’u paguar, gjymtonte ekonominë dhe dhe mbyllte disidentët, kjo nuk ishte absolutisht një arsye për të dalë në rrugë dhe për të kërkuar një ndryshim të qeverisë.

Ai pranoi se një sundimtar mund të vijë së bashku me një “prirje për të bërë vepra të këqija”, por njerëzit do të kishin ende për detyrë të binden, sepse “punët e njerëzimit nuk mund të realizohen pa shqetësime.”

Por ky shqetësim, është faji i njerëzve, jo i sovranit, sepse: “nëse njerëzimi do ta drejtonte vetë veten, nuk do të kishte fare nevojë për një forcë të përbashkët shtrënguese.” Ndërsa Hobbes vazhdoi: “Ai që ankohet për lëndim nga Sovrani i tij, ankohet për atë që ai vetë është autori; dhe për këtë arsye nuk duhet të akuzojë askënd përveç vetes.”

Teoria e Hobbes ishte e errët, e kujdesshme dhe jo veçanërisht shpresëdhënëse për qeverisjen. Në momentin tonë më optimist e në kushte mirëqënieje, ne do të donim që ai të ishte gabim.

Por duket se emri i Hobbes do të jetë gjithnjë me vend dhe i gjallë sërish kur revolucionet e nxitura nga një kërkim për lirinë do të shkojnë shumë keq. Hobbes nuk ishte kundër revolucionit për ndonjë motiv të keq. Ai thjesht shprehu, siç e kishte shkruan në parathënien e Leviatanit, se ndihej i detyruar:

“…të vendoste përpara syve të njerëzve marrëdhënien reciproke ndërmjet mbrojtjes dhe bindjes.”