“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A po ma shton anemia lodhjen?
Përgjigjet mjeku: Anemia është gjithashtu një ndër shkaqet e shpeshta që e favorizon lodhjen e organizmit. Më e pranishme kjo ndjesi shfaqet tek femrat, e kryesisht tek ato që janë në periudhën e shtatzanisë.
Kjo listohet si një ndër shkaqet më të shpeshta që shfaqet tek femrat, edhe për shkak të humbjes së gjakut menstrual, çka ndikon më pas në thellimin e deficitit të jonit të hekurit, duke pakësuar rruazat e kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde.
Këto të fundit duke mos marrë sasinë e duhur të oksigjenit nuk funksionojnë normalisht, e për rrjedhojë ndjejnë lodhjen. Është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia,peshk, fasule, drithëra, etj për të plotësuar mungesën e hekurit në organizëm, teksa në këtë formë luftohet edhe anemia.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.