MENU
klinika

Bëri për vete gjithë shqiptarët me rolin e ‘Sadnës’

Aktorja flet për jetën e saj private: Kam qenë e pafat!

03.07.2020 - 09:22

Aktorja indiane Sara Khan prej vitesh ka qenë shumë e komentuar në media për jetën e saj private. Ajo në vitin 2010 u martua me aktorin Ali Merchant, por vetëm 1 vit më vonë i dha fund martesës.

Pas divorcit, Sara u përfol për lidhje me personazhe të njohur, por vetë aktorja deri tani nuk ka bërë asnjë lidhje të re publike. Në një intervistë së fundmi, ajo u shpreh se ka ende shpresë se do ta gjejë princin e kaltër, ndonëse deri tani ka qenë e pafat.

Aktorja 30-vjeçare u shpreh se nuk do t’ja mbyllë kurrë derën dashurisë.

“Dashuria është si një ilaç që të duhet për të qenë i lumtur. Mund të jetë dashuria e dikujt, e familjes, e miqve. Unë nuk mund t’ja mbyll kurrë derën dashurisë. Por mund të them se kam qenë e pafat në dashuri ose njerëzit që kanë hyrë në jetën time kanë qenë të pafat që nuk mund të më kishin. Jam e sigurt se princi i kaltër do vijë të më takojë së shpejti dhe do ma bëjë jetën më të bukur”-u shpreh Sara Khan e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”.