MENU
klinika

Dyshimet nisën me deklaratën e Bietës

Alban Dudushi po largohet pas 20 vitesh nga “Top Channel”?

09.07.2020 - 16:55

Alban Dudushi është një ndër gazetarët më të njohur dhe ndër më të hershmit në televizionin “Top Channel”.

Ai ka rreth 20 vite karrierë në këtë televizion dhe me siguri më të rriturit në këtë faqe e mbajnë mend Dudushin që prej kohës kur shfaqej me kaçurelat e gjata në ekran.

Mirëpo, lart e poshtë po përflitet se gazetari i mirënjohur do të largohet nga “Top Channel” pas 20 vitesh karrierë.

Gjithçka nisi nga deklarata e Bietës në emisionin e saj “Ftesë në 5”, teksa kishte të ftuar reperin Mato Lale.

Reperi ka treguar me shaka se do t’i zërë vendin Dudushit, ndërsa moderatorja ia ktheu:

“Studio bosh është, ka muaj që nuk përdoret”

Pikërisht kjo deklaratë ngriti pikëpyetje për largimin e gazetarit nga “Top Channel” pas 20 vitesh.

I kontaktuar nga “revistawho.com”, Dudushi tregoi se në muajin shtator do të rikthehet në ekran, por pa specifikuar se në cilin televizion.

Mbetet të presim deri atëherë!