MENU
klinika

Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Ali Ahmeti: E drejtë legjitime dhe e pamoheshme e jona

08.07.2020 - 07:09

Kreu i BDI Ali Ahmeti shprehet se propozimi i tij për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut është një e drejtë legjitime dhe e pamohueshme e shqiptarëve.

Në emisionin Real Story, Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut është dhe shtet i shqiptarëve sepse sipas tij “Gjysh pas gjyshi ne këtu i kemi”. Ai theksoj se propozimi i tij për kryeministër shqiptar është në tavolinë për cilëndo parti që do fitojë zgjedhjet dhe kërkon koalicion me të.

“Është e drejtë legjitime. Ne jemi shtetas të këtij shteti. E drejta jonë e pamohueshme është që të jemi në garë për t’I prirë kreut , qeverisë së shtetit. Prisja që të përshëndetet nga kolegët e mirë maqedonas, si i LSDM, VMRO apo dhe qytetarët. Që ne shqiptarët marrim përgjegjësi. T’i heqim paragjykimet që ne shqiptarët për të ndarë. Ne angazhohemi se ky është shteti ynë. Gjysh pas gjyshi ne këtu i kemi. Dhe nuk ka nevojë për skepticizëm. Kjo nuk është vetëm një ide që është hedh dhe të mbetet në dallaksi, është ide e materializueshme. Kryeministri zgjidhjet me marrëveshje politike. Ulen subjektet që kanë fituar zgjedhjet, negociojnë për programet. Dhe bisedojnë për ndarjen e përgjegjësive. Unë në tavolinë kam kryeministrin, i shterrim, pse mos jetë kryeministri nga pala që propozoj unë. Por nëse partia që fiton ka hapësirë për koalicion me partitë e tjera le ta vijojë. Presidenti zgjidhet me votat e qytetarëve” përmbylli Ali Ahmeti.