MENU
klinika

12 vite pa të, sa 12 jetë!

Almeda Abazi kujton të atin e ndjerë në ditën e tij të lindjes

29.07.2020 - 10:54

12 vite më parë, aktorja Almeda Abazi humbi një prej personave më të dashur për të, babain.

Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.

Sot, i ati do të festonte ditëlindjen dhe aktorja nuk ka vonuar të publikojë në Instagram disa foto të vjetra të tijat.

Ajo e ka kujtuar babain me mall teksa fotot i shoqëron me një zemër, ndërsa fotoja e fundit e postimit na e mori vemendjen.

Almeda ka shkuar të vizitojë së bashku me të birin varrin e të atit, ndërsa në një tjetër foto shfaqen aktorja dhe motra e saj në moshë të vogël.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92) on


Aktualisht, Almeda po jeton në Turqi me bashkëshortin dhe djalin e saj, ndërsa mamaja dhe motra ndodhen gjithashtu në këtë vend pranë saj.