MENU
klinika

Nga The Washington Post

Amerika ka 1001 probleme! Pse nuk heq dorë nga Lindja e Mesme?

17.07.2020 - 10:25

Analistët flasin shpesh për epokën “post-amerikane” në Lindjen e Mesme, por forcat amerikane mbeten, në numër të zvogëluar, në Afganistan, Irak dhe Siri, dhe nuk ka asnjë shenjë që ata po kthehen në shtëpi, siç kishte shpresuar Presidenti Trump.

Qëndrueshmëria e pranisë amerikane në rajon është një plus, pasi shmang paqëndrueshmërinë dhe kontrollon kundërshtarët e SHBA atje.

Por për Trump, i cili bëri fushatë në 2016 në tërheqjen e trupave amerikane, është padyshim zhgënjyese.

Siç ka zbuluar Trump, ushtria amerikane ka aq peshë dhe vrull të tillë sa që as pandemia nuk e ndalon.

“Edhe në këtë kohë, ne mbetemi një partner i qëndrueshëm,” argumentoi Gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie Jr., kreu i Komandës Qendrore, në një intervistë telefonike të enjten nga baza ajrore Al Udeid në Katar. McKenzie sapo kishte përfunduar një turne në 10 vende në rajonin që mbikëqyr.

US to send 1,500 troops to Middle East, say officials

McKenzie tha që Pentagon planifikon të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Afganistan, Irak dhe Siri, por do të vazhdojë mbështetjen amerikane për forcat lokale atje.

Komandanti i Centcom vizitoi Afganistanin të martën për të diskutuar statusin e forcave amerikane atje. Një zyrtar tjetër më tha që Pentagoni po mendon tërheqjen e 4,000 trupave të tjera.

McKenzie tha se ai po vazhdon të hetojë raportet e inteligjencës që Rusia u ofroi dhurata luftëtarëve talebanë për të vrarë trupat e koalicionit. “Unë mbetem i shqetësuar për këtë,” tha ai.

Trump e ka quajtur pretendimin për dhuratat ruse një “mashtrim”, por komentet e McKenzie e bënë të qartë se për Pentagonin kjo mbetet një pyetje pa përgjigje.

Iraku dhe Siria janë ndër vendet e tjera ku Trump ka bërë presion për të tërhequr trupat.

Por në të dy rastet, misioni amerikan i stabilizimit dhe mbështetjes vazhdon, megjithëse në numër më të ulët.

Latest Step on Trump's March to War": US Sends 3,500 More Troops ...

Edhe në Siri, prania e Amerikës vazhdon. Një arsyetim për mbajtjen e forcave amerikane në rajon është frenimi i Iranit.

Një arsye pse është e vështirë për Shtetet e Bashkuara të lënë këtë rajon është se gjithmonë ekziston një krizë e re.

Kjo mund të ndodhë përsëri me sulmet e fundit në Natanz dhe vendet e testimit të raketave. Irani fajëson Izraelin dhe në një moment, tha McKenzie, “përvoja ime me Iranin më thotë që ata do të përgjigjen”.

Nisur nga studimi i McKenzie për rajonin përfundimi është: Receta për një prani të qëndrueshme amerikane në Lindjen e Mesme është numër i vogël trupash, pak viktima, partnerë të mirë dhe kundërshtarë që trembin fqinjët e tyre.

David Ignatius është kolumnist i The Washington Post

Përkthyer he përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Aleati problematik