MENU
klinika

Zbulimi i madh/ Çfarë u gjet?

Amerika ka qenë e populluar vite më parë nga sa mendohej

25.07.2020 - 16:55

Gjetjet e reja nga Meksika kanë zbuluar se qeniet njerëzore mund të jenë vendosur në Amerikë shumë më heret, sesa besohej më parë.

Arkeologët që punojnë në vendin e Shpellës Chiquihuite në malet Astillero të Meksikës veri-qendrore, kanë zbuluar qindra mjete të lashta prej guri, për të cilat besohet se datojnë të paktën 20,000 vjet më parë.Që qeniet njerëzore të kishin qenë të pranishme në këtë zonë, atëherë, ata do të duhej të kishin udhëtuar nëpër Kanada, para se pjesa më e madhe në veri të kontinentit të mbulohej me akull midis 26.500 dhe 19,000 vjet më parë.

Këto gjetje, mund të sugjerojnë se njerëzit kanë jetuar atje edhe më parë se 33,000 vjet, të paktën 15,000 vjet më parë se sa mendohej deri tani. Zbulimi u bë nga një ekip i udhëhequr nga Dr. Ciprian Ardelean i Universitetit Autonom të Zacatecas, ndërsa kryenin një gërmim. U zbuluan afro 2,000 mjete guri, 239 prej të cilave ishin ngulitur brenda shtresave të zhavorrit, që kanë treguar se janë të vjetra midis 25,000 dhe 32,000 vjet.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”