MENU
klinika

Kategoria e Parë

Apolonia fiton derbin myzeqar dhe ngjitet në Superligë

05.07.2020 - 19:07

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e mbetura të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për fazën Play off të Grupit B. Padyshim vëmendja kryesore ka qenë te derbi i Myzeqesë. Apolonia ka fituar rezultatin 1-2 në stadiumin “Roza Haxhiu“ të Lushnjës.

Nuk kanë munguar rastet në këtë takim, që ishte i ndezur, ashtu siç derbit zakonisht janë. Fierakët kalojnë të parët në avantazh falë Gjatës në minutën e 25-të, ndërsa dyfishimi i shifrave do të vinte në pjesën e dytë të takimit falë Mihanas.

Ndërkohë vetëm 10 minuta më vonë Lushnja rindez sërish shpresat, duke ngushtuar rezultatin me anë të golit të ardhur me kokë nga Pepa. Megjithatë, ai gol do të vlente më tepër për statistikë, pasi ndeshja do të vulosej me shifrat 1-2, me Apoloninë që udhëheqin të sigurt, duke u ngjitur në Superiore.

Ndërkaq takimi tjetër mes Pogradecit dhe Besës ka përfunduar me triumfin 2-0 të liqenorëve. Pogradeci tashmë luan për vendin e dytë me Lushnjën, që do të kenë takime shtesë për një mundësi për Superiore.

Play off, Kategoria e Parë Grupi B

LUSHNJA – APOLONIA 1-2

Pepa 75’/ Gjata 25’, Mihana 64′

POGRADECI – BESA 2-0

Topllari 10’, Shkulaku 53′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN