MENU
klinika

Premier League, Java 34

Arsenal dhe Leicester ndalin njëri-tjetrin

07.07.2020 - 22:15

Arsenal dhe Leicester kanë përplasur “brirët”, por në fund ndalën njëri-tjetrin me barazimin 1-1 në “Emirates”. Topcinjtë mbeten në vendin e shtatë dhe 9 pikë larg zonës Champions.

Ndeshja është zhbllokuar pas 21 minutash. Ishin vendasit që kanë kaluar në avantazh me Aubameyang. Asisti është dhënë nga Saka, që ka nxjerrë jashtë loje një nga mbrojtësit miq me një lëvizje magjike.

Në pjesën e dytë Arsenal komplikon gjithcka në 75’, kur Nketiah ndëshkohet me karton të kuq. Ai ishte futur në lojë vetëm 4 minuta më parë.

Miqtë marrin zemër dhe në 84’ është Vardy që barazon. Goli i 22-të i anglezit në Premier League, 2 më shumë se Aubameyang. Përfundon 1-1, dy ekipet kanë ndalur njëri-tjetrin, Leicester humb vendin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN