MENU
klinika

Premier League, Java 33

Arsenal nuk ndalet, thyen edhe Wolves

04.07.2020 - 19:30

Tri fitore radhazi dhe Arsenal mban gjallë ëndrrën. Topcinjtë kanë mundur 2-0 në transfertë Wolves-in në javën e 33-të të Premier League. Ata tashmë janë në vendin e shtatë me 49 pikë, gjashtë pikë larg United të vendit të katërt.

Arsenal ka mposhtur një kundërshtar direkt, duke parë se Wolves mbetet në vendin e gjashtë të renditjes, vetëm tri pikë larg zonës Champions.

Ndeshja është vendosur nga Saka (43′), i cili është bërë lojtari i dytë më i ri që shënon gol për Arsenal-in në një ndeshje të Premier League pas OxladeChamberlain në 2012-ën, dhe nga Lacazette (86′).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN