MENU
klinika

Premier League, Java 36

Arsenal përmbys, Liverpool pa një rekord

15.07.2020 - 22:14

Arsenal ka befasuar kampionët e rinj të Liverpool, teksa kanë përmbysur shifrat në 2-1 dhe kanë një fije shprese për Europën. Ndërsa të kuqtë nuk kanë mundësi të barazojnë rekordin e 100 pikëve në Premier League.

Ka nisur gjithçka mirë për kampionët e Anglisë, që kanë kaluar në avantazh në minutën e 20-të me Mane. Reagimi i Topçinjve ka ardhur në harkun e 12 minutave falë dy gabimeve të miqve. Një top i humbur nga Van Dijk i ka dhënë mundësinë Lacazette-s të barazojë ndeshjen në minutën e 32-të.

Gabimi tjetër i Të Kuqve ka ardhur nga portieri Alisson dhe ka çuar te goli i përmbysjes i shënuar nga Nelson. Arsenal ngjitet në vendin e nëntë dhe shkon përkohësisht tri pikë larg zonës Europa League dhe gjashtë larg zonës Champions League, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN