MENU
klinika

Serie A, Java 31

Atalanta merr vendin e tretë, përmbys Roma e Torino

08.07.2020 - 22:46

Serie A vijon të dhurojë spektakël. Atalanta është skuadra më në formë dhe kjo as diskutohet, duke fituar ndeshjen e 13-të radhazi në të gjitha kompeticionet. Bergamaskët fituan 2-0 ndaj Sampdorias dhe kështu kapin vendin e tretë në renditje, duke parakaluar Interin.

Atalanta shënoi të dy golat në pjesën e dytë. Fillimisht me Toloi në 75 e më pas Muriel në 85’. Besojeni apo jo, Atalanta është dy pikë larg vendit të dytë. Gjimshiti u aktivizua për 90 minuta dhe mori një karton të verdhë në pjesën e parë.

Pas tri humbjeve radhazi, Roma kthehet te fitorja, duke përmbysur 2-1 Parmën. Ishin miqtë që shënuan me Kucka në pjesën e parë me penallti në minutën e 9-të. Mkhitaryan në 43’ barazon shifrat, ndërsa në pjesën e dytë Veretout në 57’ u jep fitoren vendasve. Roma kthehet në vendin e pestë.

Fitore me përmbysje edhe për Torinon, që mposht 3-1 Brescian. Demat i largohen shumë zonës së ftohtë të renditjes. Ndërsa Sassuolo surprizon Bolognan në shtëpi, duke fituar 1-2.