Auron Tare ka replikuar me Ardian Ndrecën, pasi ky i fundit e cilësoi si Zhvejk, për shkak se i konsideroi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin si bashkëpunëtor me shërbimet inteligjente të huaja.
“Ky eshte Shvejku. Nje nga personazhet me te dashura te femijerise. Sot eshte pergojuar nga nje zoteri me emrin Ardian Ndreca.
Une Shvejkun e kam dashur shume, e kam lexuar shpesh, dhe me ka bere ti shikoj personazhet jetesore me humor dhe mos ti mar shume seriozisht.
Per kete arsye edhe Ndrecen e marr me shume humor por po I shkruaj keto rradhe ne mbrojtje te te Shvejkut.
Me vjen keq qe nje personazh qe e quan vetem mesimdhenes ne nje Universitet italian e quan Shvejkun injorant.
Duhet te jesh shume i pa lecitur qe te krahasosh Shvjekun me dallkauket qe vertiten duke treguan diploma pa vlere.
Personazhi yne Ndreca (aka Marku) e krahason Shvjekun me nje injorant si puna ime. Fundi I fundit kush jam une qe ta ulesh kaq shume figuren e Shvejkut?
Askushi, e pra si ka mundesi qe nje mesimdhenes I nje universiteti Italian mer mundimin ti dedikoje nje shkrim te tere si Shvejkut si mua? (aa me falni sapo me thoni se Z Ndreca qenka zgjedhur si anetare i akademise se shkencave)
Mesimdhenesit Ndreca (aka Marku) dicka I ka djegur ne botimin tim (Drite hije te Koliqit dhe Camajt) sa qe pa gdhire ka mbushur faqet e portaleve shqiptare me reagime tipike per ata qe tallte Ushtari I mire Shvejk.
Nuk deshiroj fare te merrem me replike me mesimdhenesit Ndreca ( aka Marku) prandaj ne keto rradhe doja thjesht te mbroja Shvejkun personazhin komik te femijerise.
Sa per Ndrecen I cili pasi mberriti ne Rome dhe ndryshoi mbiemrin e femijenise mund te flas ndonje here tjeter pasi mbeshtetja dhe shkollimi i tij nga ish anetare te Komitetit te Prizrenit meriton nje shkrim me vete”, shkruan Tare.