MENU
klinika

“Këta brenda, Luli jashtë”

Balla pas largimit të opozitës parlamentare: S’na bëni dot presion…

09.07.2020 - 14:49

Pas largimit të opozitës parlamentare nga salal e Kuvendit, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla doli sërish në foltore për të dhënë mesazhin e tij. Ai tha se opozita parlamentare po bën presion për të mos u votuar marrëveshja e 5 qershorit, ndërsa ajo jashtë (PD) që të votohet.

Sipas Ballës, mazhoranca nuk do bjerë pre e presioneve por do vijojë me negociata. Ai sqaroi po ashtu se PS i do listat e hapura, por nga ana tjetër sqaroi se nuk mund të preket marrëveshja e 5 qershorit.

“Në emër të shumicës më lejoni të shpreh disa konsiderata, jemi kthyer si para 18 muajsh ku Saliu i pari, Luli e Monika largoheshin në mënyrë të shpeshtë nga Kuvendi për të kshtëzuar votën e tyre sa i përket reformës në drejtësi. Unë gjithmonë e kam mbështetur dhe falenderuar opozitën parlamentare se e ka mbështetur reformën.

Realisht nuk i kuptoj çfarë kërkojnë me këtë largim për aq kohë sa këta bëjnë presion duke ikur, Luli nga jashtë bën presion për të votuar marrëveshjen, Luli do takim jashtë, këta brenda. Mirë mo po kjo partia që përfaqësoj unë ka ndonjë të drejtë? Ju kërkoni lista të hapura ne ua kemi thënë që për ne s’janë tabu, mund të hapen por ka disa rregulla, norma, kushte bashkëshoqëruese, nëse ky sistem është sic është fleta e votimit bëhet me 100 faqe…Këto janë të ndërlidhura, ju vini kushte duke ikur, ata kushte duke bërtitur, ju kushte për të mos votuar një marrëveshje që bie dakord, që nuk është më e mira por kush mendon që na bën presion apo ju që ikët për marrëveshjen, apo për marrëveshje me ju ta harroni ne nga bojkoti nuk surprizohemi.

Do vijojmë komunikim te komisioni i Ligjeve për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Për mua kur bëhet fjalë për lista të hapura më e rëndësishme është barazia gjinore. Temat që s’prekin marrëveshjen e 5 qershorit jemi të gatshme t’i negociojmë. Thirrja ime është të riktheheni këtu, nuk i bëni nder askujt. E mirëkuptoj arsyen se po bëni presion se nuk e kalojmë dot marrëveshjen të vetëm, por ndaj po mundohemi të takojmë të gjitha palët, për ne nuk është tabu”,- tha Balla.