MENU
klinika

La Liga, Java 34

Barça rikthehet te fitorja, Messi shërben për golat

05.07.2020 - 22:59

Pas dy barazimeve radhazi, Barcelona është rikthyer te fitorja, për më tepër në transfertë, duke mposhtur 4-1 Villarreal. Një sukses që ngushton në 4 pikë diferencën me Real Madrid në krye, kur mbeten edhe 4 javë nga La Liga.

Torres (3’, autogol), Suarez (20’), Griezmann (45’) dhe Fati (86’) kanë shënuar për blaugranat. Moreno (14’) për vendasit. Me golin e shënuar sot, Luis Suarez është bërë lojtari parë i Barcelona-s që shënon në të 12 muajt e vitit në La Liga.

Ndërkohë, me dy asistet e dhëna sot, Leo Messi ka shkuar në 19 asiste në këtë kampionat, ecuria e tij më e mirë në karrierë. Gjithsesi, këto shifra do të sfumohen nëse Barcelona nuk arrin të fitojë gjë këtë sezon, si rrallëherë këto vitet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN