MENU
klinika

La Liga, Java 36

Barcelona mban gjallë shpresat për titull

11.07.2020 - 20:29

Barcelona ka bërë detyrën në javën e 36-të të La Liga-s, duke fituar 1-0 në fushën e Valladolid. Një gol ka mjaftuar që katalanasit të shkojnë sërish në 1 pikë larg Real Madrid, që ka 3 ndeshje deri në fund, ndërsa Barcelona dy.

Barcelona ka gjetur golin e avantazhit ndaj Valladolid në minutën e 15-të. Autori i goli ka qenë Arturo Vidal. Mesfushori kilian ka marrë një pasim të zgjuar nga Messi dhe ka shënuar me një të djathtë të fuqishme.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por si vendasit e Valladolid, ashtu edhe miqtë nga Barcelona nuk arritën të shënojnë. Tri pikë me vlerë për katalanasit, që mbajnë shpresën për titullin kampion, që tashmë më shumë varet nga Real Madrid.