MENU
klinika

Dëmi ekonomik

Igumenica i kërkon Greqisë të hapë doganën e Qafë-Botës

29.07.2020 - 10:32

Këshilli Bashkiak i Igumenicës i bën kërkese zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi për hapjen e doganës së Mavromatit (Qafë-Botë).

Sipas Këshillit Bashkiak, mbyllja e kësaj pike kufitare, shkakton dëm për ekonominë lokale. Kujtojmë që me vendim të Qeverisë Greke, kjo pikë kufitare është e mbyllur deri më 4 Gusht.

Kështu që Këshilli Bashkiak i Thesprotisë kërkon që Dogana e Mavromati të hapet menjëherë.

Çështja u ngrit gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal të Igumenicësa nga Zëvendësguvernatori Rajonal Thomas Pitoulis, i cili mori pjesë në takim.

Siç theksoi zoti Pitoulis, Kakavia operon me rregullat e reja dhe pa praninë e një ekipi EODY, me gjithë shpërthimin e pandemisë në Shqipëri.

Mavromati duhet të operojë me të njëjtat rregulla pasi mbyllja e stacionit kufitar ka pasoja për komunitetin lokal.

Kryetari i Bashkisë së Igumenicës Giannis Lolos, gjithashtu e karakterizoi rihapjen e Doganave si të domosdoshme, duke theksuar se kërkesa do t’i paraqitet me shkrim Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Mitsotakis kërkon një tjetër mandat

Greqia pritet të mbajë zgjedhjet në maj

"Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull"

Rama takim me presidenten e Greqisë: Jam optimist!

Mistotakis: Ke ardhur si artist, jo si kryeministër

Dendias mban për dore Zahon, i vogli “i vodhi” shfaqjen Ramës