MENU
klinika

Lewandowski dopietë

Bayern bën “biss”, fiton edhe Kupën e Gjermanisë

04.07.2020 - 21:00

Pas titullit të tetë radhazi kampion, Bayern Munchen fiton edhe Kupën e Gjermanisë, duke fituar bindshëm 4-0 në finale e luajtur në Berlin kundër Bajer Leverkusen. Vetë rezultati flet qartë dominimin bavarez.

Kampionët e freskët të Gjermanisë kanë realizuar dy gola të shpejtë me Alaba dhe Gnabry. I pari ka shënuar me një goditje dënimi magjike në minutën e 16-të, ndërsa i dyti ka finalizuar në mënyrë perfekte një aksion perfekt të ekipit në minutën e 24-t. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Loja e mirë e Bayern vijoi edhe në pjesën e dytë, për t’u kurorëzuar me golin e tretë në minutën e 59-të. Ishte goleadori Lewandowski që nuk fal. Bender në 64’ ngushton diferencën në 1-3, por Leverkusen është i pafuqishëm të shkojë më shumë.

Ndërkohë, Bayern nuk fal në fund, teksa shënon edhe golin e katërt. E kush tjetër përvecse Lewandowskit. Goli i 51-të e sulmuesit polak në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, 34 në kampionat, 6 në kupë dhe 11 me ekipin kombëtar. Në sekondat shtesë VAR jep penallti dhe Havertz nuk fal, mbyllet 4-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN