MENU
klinika

UNESCO

Berati Unik

08.07.2020 - 17:28

         Vlera historike, arkitektonike dhe kulturore: Berati – një ndër qytetet më të veçanta në Shqipëri dhe në botë!

Sot qyteti i “Një mbi një dritareve”, shënon 12-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Më 8 korrik 2008, në sesionin e 32-të, të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, mbajtur në Kanada, Berati u regjistrua si sit i Trashëgimisë Botërore.

Hyrja në UNESCO shënoi maksimumin e vlerësimit, duke i konfirmuar ato jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Bërja pjesë në pasuritë botërore i dha mundësinë qytetit të promovohej si sit ndërkombëtar dhe të bëhej pjesë e guidave të ndryshme, duke bëre që Berati, të kthehet në destinacion turistik botëror.

“Plot 12 vjet më parë, qyteti i “Një mbi një dritareve” u pranua në listën e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen nga UNESCO. Berati, një qytet-muze, ku çdo rrugicë me kalldrëm, çdo shtëpi, kishë, xhami mbart vlera të jashtëzakonshme, histori, kulturë, traditë.
Berati, një destinacion turistik e kulturor, që nuk duhet humbur”, – shprehet, Margariti.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Beratiit, Ervin Demo, teksa shpreh mirënjohje për brezat që kanë ruajtur këtë trashëgimi të rrallë thekson se “bashkia e Beratit do vijojë me promovimin e turizmit në qytet dhe ruajtjen e objekteve me përgjegjësinë e duhur siç e meriton Berati në UNESCO”.

Berati vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i shumë vizitorëve nga vendi dhe bota.

D65TRF In the Mangalemi district of Berat with its ottoman period houses, central Albania.

Një interes të madh turistët kanë treguar për kalanë, Muzeun Ikonografik Onufri, Muzeun Etnografik, si dhe lagjet e vjetra e të qytetit: Mangalem e Goricë, si dhe Urën e Goricës.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër 1440 m, 24 kulla dhe me dy porta.