MENU
klinika

Një këngë e re po vjen!

Bes Kallaku rikthen këngëtaren shqiptare!

09.07.2020 - 16:59

Më herët ditën e sotme raportuam se këngëtarja Anil Mimani do rikthehet pas shumë vitesh, me një bashkëpunim me Bes Kallakun që pritet të publikohet së shpejti.

Në rrjetet e tij sociale, Besi ka ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit, teksa aktori shfaqet duke pirë shampanjë brenda një pishine.

Me thënë të drejtën të gjithë mezi po prisnim të merrnim vesh se çfarë po gatuan dyshja dhe ja pa kaluar ende shumë orë e zbuluam.

Besi dhe Anila do sjellin në version të ri një nga këngët më të famshme të Anilës, e titulluar “Do digjesh zjarr”, që pritet të bëjë namin njësojë si dikur.

Këtë na e ka zbuluar Xhensila, e cila ka publikuar një video me bashkëshortin e saj duke udhëtuar me makinë, teksa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e re.