Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar 3 persona të infektuar me COVID-19 në Përmet. Mësohet se janë infektuar një edukatore, një biznesmen dhe një person tjetër.
Ndërsa edukatorja me iniciale O.T., mësohet se e ka marrë virusin në Himarë taksa ishte në plazh. Kjo situatë ka sjellë edhe mbylljen e kopshtit që nga dita e djeshme.
Ndërkohë dyshohet se biznesmeni e mori virusin në Tiranë. Ndërsa rasti i tretë i përket një gruaje nga fshati Kosinë i Përmetit. Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre ndërkohë që përgjigja pozitive të të tre të prekurve me Covid-19, ka vënë në lëvizje Policinë e Përmetit dhe NJVKSH për të gjurmuar kontaktet e të tre të prekurve.
Me numrin e sotëm Përmeti shkon në katër të infektuar me Covid-19 pas rastit të parë të shfaqur 2 javë më parë ku një muzikant u identifikua si rasti i parë me Covid-19 nga ky qytet.