01.07.2020 - 08:04
Aksident me pasoje vdekjen e nje personi ne qytetin e Vlores. Policia ben me dije se nga aksidenti ka humbur jeten nje i moshuar. Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.