MENU
klinika

Ndarja më e bujshme

“Bomba” nga Spanja, Messi largohet në 2021-n

03.07.2020 - 12:10

Epokës së Lionel Messit te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Pasi ka “thyer” rekorde, “pleshti” argjentinas po mendon të eksplorojë në karrierën e tij dhe për momentin synon të largohet nga Spanja. Lajmin e bën të ditur radio spanjolle “Cadena SER”, e cila zbulon se Messi po mendon të ndryshojë ambient menjëherë pasi kontrata e tij aktuale përfundon.

Duke iu referuar këtyre burimeve, argjentinasi ndjehet mjaft i irrituar me çështjet jashtë fushës së blertë dhe kjo mund ta shtyjë të largohet. Qershori 2021 mund të rezultojë edhe si një nga ndarjet më të bujshme të historisë së futbollit.

Kjo pasi Messi ndodhet te Barcelona prej më shumë se 20 vitesh, me 33-vjeçarin që i ka dhënë shumë kësaj fanelle, periudhë në të cilën ka fituar edhe shumë trofe të rëndësishëm individualë, duke e shndërruar në lojtarin që fiton më shumë “Topa të Artë”, plot gjashtë të tillë.

Të shumtë janë zërat që e lidhin me një kalim në Argjentinë, megjithatë fjala e fundit pritet të thuhet pas takimeve që kandidatët për president të klubit do të kenë me Messin. Do të ishte humbje jo vetëm për Barcelonën, por për mbarë Europën nëse do të luante në Argjentinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dueli vijon në distancë

Ronaldo-Messi, krahasimi përmes golave