MENU
klinika

Eduart Grishaj dedikim romantik Arbanës

“Bukuritë e Thethit, vetëm ti i konkurron”

06.07.2020 - 10:27

Dyshja më e re Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani duket se e kanë kaluar fundjavën të ndarë, por duke e kujtuar njëri-tjetrin në çdo moment.

Moderatorja ka zgjedhur të pushojë në jug së bashku me djalin e saj Jon, vëllain dhe familjen e saj, ndërsa Eduarti ka zgjedhur të kalojë disa ditë aventuriere në veri të Shqipërisë së bashku me miqtë e tij.

Në një ndër postimet në ‘Instastory’ ai ka ndarë pamje mahnitëse nga Thethi, ku shkruan se bukuritë e tyre vetëm Arbana mund t’i konkurrojë. “Vetëm t’i i konkurron këto vende kaq të bukura, Arbana Osmani.”– ka shkruar Eduarti.

Gjithashtu dhe moderatorja ka postuar një ‘Instastory’, ku shkruante: Më mungon, teksa etiketon Eduartin.

duar