MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

05.07.2020 - 19:17

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me skuadrën e Triglav, në minutën e 23-të të takimit.

Çekici kështu arrin në kuotën e dhjetë golave të shënuar në kampionatin slloven këtë sezon, duke treguar se është një lojtar mjaft i rëndësishëm për skuadrën e tij, por edhe një futbollist që ka pasur rritje tërë sezonin.

Olimpija po lufton për titullin kampion dhe për momentin kryeson me katër pikë më shumë se Celje e vendit të dytë, teksa kanë mbetur edhe pesë javë deri në mbylljen e këtij sezoni në Prva Liga. Një mundësi e futbollistit shqiptar për të luajtur edhe në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepër e sulmuesit shqiptar

Çekiçi shënon golin e nëntë në Slloveni